Po, kjo është Halle Berry dhe ajo është 51 vjec. Fiziku i saj ka çmendur rrjetet sociale. Vetë aktorja e ka postuar këtë foto në instagram duke percjellë mesazhin se duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Nëse kujdesemi për trupin, po kujdesemi dhe për mëndjen. Ajo është ndalur tek meditimi si një mënyrë për të rregulluar balancën, për të nxitur kreativitetin, për të përthithur më shpejt informacionin dhe për të qenë emocionalisht e shëndetshme.
“Gjeni 20 minuta të meditoni apo luteni” ka shkruar Halle Berry në postimin e saj. Pas këtyre fotove, edhe traineri personal i aktores ka treguar pak nga sekretetet e këtij fiziku perfekt.
“Halle Berry ushtrohet 5 herë në ditë. Sa i përket ushqimit, ajo merr shumë proteina dhe ushqime me sasi sheqeri të ulët. Më e rëndesishmja, konsumon ushqime të gatuara në kuzhinë. Asgjë të blerë” ka thënë trainer i saj.