Courtney Cox është plotësisht e penduar për të gjitha ndërhyrjet që ka bërë. Ajo ka hequr totalisht dorë nga “fillers” dhe është gati të ruajë bukurinë e saj natyrale.
“Kam hequr dorë përfundimisht prej tyre. Tani ndihem më mirë, sepse dukem si unë, si personi që isha përpara këtyre ndërhyrjeve. Jam ndierë si dikush tjetër me këta mbushës dhe nuk po e kuptoja sa e varur po bëhesha ndaj tyre. Dua që të më rikthehet fytyra ime”- është shprehur aktorja.