Aktorja e ‘Game of Thrones’ tregon si është të xhirosh skena të ‘sikletshme’…përpara vëllait!

Showbiz

 

Seriali “Game of Thrones” po cilësohet si një ndër prodhimet më të ndjekura të të gjitha kohërave. Aktualisht në platformën Netflix po shfaqet sezoni i tretë dhe i fundit, dhe fansat e këtij seriali ndjekin ethshëm çdo episod.Aktorja Emilia Clarke ka rrëfyer së fundmi vështirësitë që ka hasur gjatë xhirimeve të skenave intime, duke qenë se në produksion punon edhe i vëllai i saj, të cilit i duhet të ndjekë ‘live’ çdo skenë seksi që Emilias i duhet të realizojë.

E pyetur se si është të punosh me vëllain dhe se si i përballon dyshja këto momentet e sikletshme gjatë xhirimeve, aktorja u shpreh:“Kam qenë në siklet. Im vëlla punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Bëj çdo gjë që ai të dalë nga dhoma kur kemi xhirime të tilla…”