Sophie Turner ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Sunday Times” dhe për herë të parë ka rrëfyer gjithçka mbi fëmijërinë. Ajo u zgjodh për t’u bërë pjesë e kastit të serialit më të ndjekur të të gjitha kohrave që në moshën 13-vjeçare. Pikërisht në atë periudhë jeta e saj ndryshoi në çdo aspekt.
Vetë Sophia ka rrëfyer se për shumë kohë u fiksua me imazhin dhe kjo ndikoi në shëndetin e saj. “M’u ndërprenë periodat për 1 vit vetëm nga stresi që akumulova. Kam bërë terapi për shumë kohë që të përmirësoja shëndetin mendor. Bashkëshorti im më shpëtoi jetën”,-u shpreh ajo.Kujtojmë se Sophia u martua me Joe Jonas pak javë më parë në një dasmë surprizë në Las Vegas.