Aktorja e ‘Game of Thrones’ sjell në ‘jetë’ dragonjtë e serialit!

Showbiz

game of thrones
Ndonjëherë aktorëve u ndodh që aq shumë të lidhen me rolin që luajnë në një film sa shumë zakone të tyre u mbeten si pjesë e pandarë e karakterit. Aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones” Emilia Clarke është tashmë me të vërtetë e lidhur me figurën e dragoit. Clarke luan rolin e Daynerys Targaryen ose “Khaleesi” në një nga serialet më të ndjekur në botë siç është “Game of Thrones” .

dragon

Aktorja gjeti një mënyrë fantastike për të treguar se edhe pse seriali përfundoi ajo sërish është “nëna e dragonjve”. Emilia e pranoi se pati një “krizë ekzistenciale” kur “Game of Thrones” përfundoi dy muaj më parë por tatuazhi i 3 dragonjve në dorën e saj, “Drogonit, Rhaegal dhe Viserion” ose foshnjat e saj siç i quan në serial e ka bërë të ndihet më mirë.