Aktorja e “Flakë Pasioni” pëson ndryshim drastik, nuk njihet!

Showbiz

Pelin Oztekin i ka surprizuar gjithmonë fansat e saj me ndryshimet në pamje. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo humbi plot 20 kg nëpërmjet një ndërhyrjeje në stomak. Së fundmi, ajo ka vendosur të eksperimentojë me flokët. Bionde por me fije shumë ngjyrëshe dhe gërsheta – është kjo pamja e re e Pelin, të cilën e kemi njohur nga “Flakë Pasioni”.

Komentet mbi pamjen e re të aktores kanë qenë shumë pozitive por ende nuk dihet nëse ka ardhur për shkak të ndonjë projekti kinematografik.