Parisi nuk quhet qyteti i dashurisë për asgjë.
Aktorja Kristen Stewart pati një pritje të ngrohtë në Paris të Francës të dielën.
25 vjeçares i ishte rezervuar një pritje romantike në aeroportin Charles de Gaulle në Francë, me një buqetë lulesh nga e ashtuquajtura e dashura e saj SoKo, shkruan Daily Mail.
Edhe pse asnjëra prej vajzave nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre, ky ribashkim i ngjante një takimi të një çifti që e mbajnë lidhjen në distancë.
Aktorja dhe këngëtarja franceze Soko – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Sokolinski – është parë duke e pritur me padurim arritjen e Kirsten me lule në duar.