Aktorja e njohur Sally Field ka treguar për herë të parë se si është abuzuar seksualisht për vite me radhë gjatë fëmijërisë, nga njerku i saj. Madje ka treguar se ka bërë edhe një abort sekret në moshën 17-vjeçare. Rrëfimin rrënqethës Sally e ka bërë në një intervistë për “New York Time”, ku ka rrëfyer edhe se si i tregoi të vërtetën e frikshme nënës së saj.Aktorja e cila sot është në moshën 71-vjeçare, i tregoi nënës së saj të vërtetën vite më vonë ndërkohë që ajo ishte diagnostikuar me kancer.
Nëna e saj kur u përball me sekretin e së bijës, pavarësisht se ishte në ditët e saj të fundit, e siguroi vajzën e saj se nuk do të ishte më vetëm në dhimbjen e saj.“Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte ndodhur vetëm një herë, por Jocko nuk ishte gjë tjetër veçse një qenie mizore dhe e frikshme”, thotë aktorja teksa i drejtohet njerkut të saj të cilin e thërrisnin me nofkën Jocko. Sally ka treguar se si ai e thërriste në dhomën e tij të gjumit dhe më pas abuzonte seksualisht me të.Ajo i shpjegoi nënës së saj se nuk ishte një incident i vetëm, por një sërë veprash që e shoqëruar gjatë adolëshencës së saj. Madje ajo tregoi se në moshën 17-vjeçare kishte bërë edhe një abort sekret.
Lexoni gjithashtu: Lady Gaga tregon se vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka një kërkesë për të gjithë!