Të jesh i famshëm do të thotë të mos kesh mundësi të fshehësh jetën tendë private në asnjë moment. Shpesh, sytë e të tjerëve apo fotografitë e paparacëve bëhen të padurueshme. Për t’i shmangur kësaj, aktorja e njohur Bella Thorne ka tentuar të mbulohet tërësisht në mënyrë që të mos dallohet. Ajo ka mbështjellë kokën e saj me një shallë por nuk ja ka arritur qëllimin. Paparacët e kanë njohur bukuroshen 19-vjeçare e cila sot është në të gjitha faqet e gazetave dhe portaleve.