Aktorja e “Familjes Kuqezi” rrëmben çmimin aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar

Showbiz

Olta Daku është aktorja më e re që i bashkohet kastit të mrekullueshëm të sitcom-it “Familja Kuqezi” të cilin e ndiqni çdo të shtunë në Tring. Tashmë, në sezonin e tij të dytë familja më e famshme në Shqipëri vazhdon të rrëmbejë zemrat e publikut. Daku do të vijë në rolin e tezet Betit, një uragan që “fut hundet” ngado dhe për çdo gjë.

Do ta shohim tek Kuqezet dhe padyshim ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë fansat e Oltës. Megjithatë, një lajm akoma më i bukur është fakti se ajo sapo është shpallur Aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Othello” i cili u mbajt disa ditë më parë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Daku rrëmbeu këtë çmim për rolin e saj në shfaqjen “Shirli Valentina” me regji të Driada Dervishit.