Regjisori Onur Unlu dhe aktorja Hazar Erguçlu, prej muajsh tashmë fotografohen së bashku dhe flitet për lidhjen e tyre. Ata janë në një lidhje prej 1 viti tashmë, por deri para pak kohësh kanë dashur ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë.
Edhe pse tani dalin më hapur në publik së bashku, përsëri asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth marrëdhënies që kanë. E vetmja gjë që ata kanë komentuar, është fakti që sa herë përpiqen të fshihen, gjithmonë kapen nga paparacët. Kështu që, tashmë që qarkullojnë kaq shumë foto të tyre së bashku, ndoshta nuk është më e nevojshme që vetë ata të tregojnë diçka për lidhjen e tyre.