Aktorja Burcu Biricik bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

Aktorja e famshme e filmave edhe serialeve, Burcu Biricik është bërë nënë për herë të parë! Biricik është përfolur shpesh për suksesin e saj në jetën artistike por gjithashtu ka qëndruar  shpesh herë edhe në faqet e para të revistave, ku emri i saj shkruhej në titujt e kryeartikujve të ndryshëm që rrëfenin detaje nga martesa e lumtur me fotografin Emre Yetkin.

Gjatë muajve të fundit kemi parë shpesh të qarkullojnë në rrjetet sociale fotografitë e aktores shtatzënë, e cila dukej e mahnitshme me barkun e rrumbullakosur! Së fundmi, lajmi i lumtur i bërjes nënë u njoftua nga vetë aktorja. Çifti u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Luna dhe orët e para pranë saj po i kalojnë më të lumtur dhe më të emocionuar se kurrë më parë. Aktorja 35-vjeçare solli  në jetë në 15 korrik vajzën e saj në Stamboll dhe njoftoi se të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burcu Biricik, vazhdon të kujtohet për publikun e Tring me portretizimin e personazhit i Huljas në serialin e paharrueshëm “Flakë pasioni” ose me personazhin e  Kybras në serialin mbreslënës “Nder dhe Respekt” ku ndau rolin kryesor me aktorin e famshëm Kerem Bursin dhe ku dyshja bashkë me aktorë të tjerë të njohur mbajtën të mbërthyer para ekranit qindra shikues.