Aktori turk me prejardhje shqiptare i shpëton vdekjes për pak, ja çfarë ka ndodhur

Showbiz

tatlitihg11

Menjëherë pasi përfundoi me sukses serialin “Gezur ve Gusel”, aktori i njohur Kivanc Tatlitug nisi turin me jaht  së bashku me bashkëshorten e tij, Basak Dizer, gjatë të cilit nuk u ka shpëtuar paparacëve. Mediat turke shkruajnë se pak ditë më parë, në ‘Turgutreis Marina’, ndërsa ka qenë duke hedhur disa bagazhe në anijen e një miku të tij, Tatlitug ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku.

I zënë në panik, Tatlitug ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut. I tronditur, pak minuta më vonë, Kivanc është kthyer sërish në anije për të bërë edhe një pushim të shkurtër para kthimit. Me gjithë rreziqet, tashmë Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, i kanë mbyllur pushimet disajavore mbi anije.

ZnOONglO3Eybabe3kJyj8Q