Bëhet fjalë për një nga aktorët më të famshëm në Turqi. Yurdaer Okur është kapur në aeroportin e Qipros turke më një gram kanabis. Megjithatë mund të themi se policia është treguar tolerante me të pasi e ka dënuar me vetëm 30 euro gjobë. Zakonisht përdorimi i drogës në Qipron turke konsiderohet si krim për të cilin duhet të dënohesh me burg por ky nuk ka qenë rasti i aktorit.