Aktori turk boton librin e tij të parë!

Showbiz

aktorturk
Engin Akyurek sapo ka publikuar librin e tij të parë, të titulluar “Silence”. Menjëherë pas promovimit të parë që iu bë librit, mediat turke raportojnë se është kthyer në një sukses të vërtetë. Libri i tij përmban 21 histori të shkurtra, e ndoshta ky është një faktor i suksesit të tij. Sigurisht, fama e aktorit, ka ndihmuar tejmase në shitjet e librit.

engin akyureks first book silence sessizlik reached to overseas

Fansat e tij, kanë filluar të publikojnë foto me librin e tij në duar, madje e duke veshur bluza me portretin e tij, duke i kërkuar Engin që të bëjë një tur promovues në shumë shtete të botës. Fansat më të zjarrtë të aktorit dhe librit të tij, janë grupi i fansave nga Argjentina, të cilët mezi po presin që aktori të bëjë një takim me ta dhe pse jo, t’iu japë një autograf në librat e tyre.

engin akyureks latin fans