Aktori shqiptar, divorcohet pas 20 viteve martesë!

Showbiz

jim2

Jim Belushi, aktori me origjinë nga Shqipëria i cili na ka bërë tejmase krenarë, është duke kaluar një fazë problematike në jetën e tij private. Mësohet se bashkëshortja e tij, Jennifer, ka dorëzuar dokumentat për hapjen e procedurave të divorcit.

jim

Ata janë martuar bashkë në 2 maj 1998 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Çifti janë shfaqur për herë të fundit në publik së bashku, në 14 nëntor 2017, teksa ndiqnin një shfaqje teatrale. Për 63 vjeçarin ky është divorci i dytë, pasi ai ka qenë i martuar edhe me Sandra Davenport, me të cilën gjithashtu ka një djalë.

jim4