Tashmë u bënë disa ditë nga vdekja e yllit meksikan të telenovelave, Edith Gonzalez dhe fansat e saj vazhdjnë të jenë të trishtuar. Ata kanë kritikuar bashkëprotagonistin që luajti krah saj në “Salome”. Ecker duket se është rikthyer në rrjetet sociale, por jo për të shprehur dhembjen, ai postoi foton e mëngjesit të tij dhe shkruajti: “Duke u sjellë mirë këtë mëngjes”, duke iu referuar asaj çfarë po hante. Kjo sjellje e tij duke shpërfillur publikisht vdekjen e koleges, i nervozoi fansat sa s’ka. Shumë nga ata u revoltuan në komente, duke vënë në dukje mungesën e ndjeshmërisë së Ecker.
“Çift i bukur te “Salome”, por tani s’të intereson fare”, i shkruan dikush.
View this post on Instagram