Aktori juaj i preferuar, nuk pranon të njohë vajzën e porsalindur!

Showbiz

aktoriiiii
Aktori i njohur Owen Wilson është babai i dy djemve Robert, 7 vjeç me ish-partneren e tij Jade Duell dhe Fin-it, 4-vjeçar me Caroline Lindqvist. Në muajin tetor, ai është bërë babai i një vajze me ish-partneren e tij Varunie Vongsvirates. Us Weekly ka bërë të ditur se aktori refuzon të takojë vajzën e tij, të quajtur Lyla.“Owen nuk do ta njohë të bijën, edhe pse Lyla është një kopje e tij. Ajo ka lëkurë të bardhë, flokë bjondë dhe sy blu si i ati”, -është shprehur një burim për Us Weekly.

 640 0 5be32f0864a48

Edhe pse aktori dhe Varunie kanë pasur një marrëdhënie 5-vjeçare, ai as nuk e ka kontaktuar gjatë shtatzënisë dhe as pas lindjes, edhe pse ishte në dijeni. Owen ka kërkuar një test atësie në qershor, i cili nuk e përjashtoi mundësinë se ai mund të ishte i ati i fëmijës. Nga ana tjetër, aktori është një baba i përkushtuar ndaj dy djemve të tij.