Aktori i njohur i Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger do të vijë në Shqipëri në vitin 2019. Lajmin e ka dhënë bodybuilder-ja shqiptare Holta Pilz, e cila tregon më shumë rreth vizitës së aktorit në vendin tonë.
“Unë do të sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar edhe me bashkinë e ministrinë”, u shpreh Pilz. Sipas kampiones shqiptare, Schwarzenegger do të vijë në vitin 2019, pasi tani ai po merret me zgjedhjet për guvernator në Teksas, SHBA. Edhe pse tani është 71 vjeç, aktori ka një trup të tonifikuar dhe mbetet një ndër figurat relike të Hollivudit, aq i preferuar edhe nga shqiptarët.