Aktori i serialit “Patito Feo” akuzohet për përdhunimin e aktores Thelma Fardin, dënohet me gjashtë vjet burg

Showbiz

Gjykata braziliane e shpalli fajtor aktorin argjentinas-brazilian, Juan Darthes i akuzuar për përdhunimin e aktores Thelma Fardin në vitin 2009, të dy kanë qenë asokohe pjesë e serialit “Patito Feo”. Mediat ndërkombëtare raportuan se  ngjarja kishte tronditur opinionin publik në Argjentinë kur aktorja e këtij seriali e zbuloi incidentin një dekadë më vonë. Gjykata rajonale në Sao Paolo e dënoi me gjashtë vjet burg aktorin Darthes, për veprën e kryer. Në dhjetor të vitit 2018, aktorja denoncoi publikisht aktorin Darthes përmes një videoje, përmes secilës akuzoi se i njëjti e kishte përdhunuar në dhomë hoteli në Managua, kryeqyteti i Nikaraguas, në vitin 2009. Ata kishin qenë pjesë e turneut për serialin ku luanin të dy “Patito Feo”. Në atë kohë, aktorja Fardin ishte 16 vjeçe dhe Darthes 45 vjeç.

Sipas dëshmisë së Fardinit, aktori e ka marrë në dhomë dhe ka dhunuar e detyruar atë të bëj veprime pa dëshirën e saj. Aktorja pohoi se nuk e kishte raportuar më parë ngjarjen për shkak të traumës që pësoi dhe frikës nga paragjykimi. “Më në fund drejtësia veproi , më në fund e dëgjoi fjalën time dhe më beson”, deklaroi aktorja në një konferencë për shtyp në selinë e ‘Amnesty International në Buenos Aires, krahë avokatëve të saj. “Falë lëvizjes së madhe të grave munda të flas. Unë arrita të thyej heshtjen dhe të ecja përpara” rrëfeu ajo.

Darthes nga ana e tij, emri i vërtetë i të cilit është Juan Rafael Pacifico, i ka mohuar gjithmonë akuzat. Fardin në serialin e njohur për adoleshentë “Patito Feo”, luante rolin e shoqes së afërt të aktores që portretizonte Patiton, ndërsa Darthes portretizonte në këtë serial babanë e Patitos. Seriali për të rinj “Patito Feo” është mjaft i popullarizuar dhe kujtojmë se është transmetuar edhe në televizionet shqiptare.