Aktori i serialit «Zonja Fazilet dhe të bijat», largohet përfundimisht nga Stambolli!

Showbiz

zonjaaaaaaaaaaaa
Caglar Ertugrul, aktori i serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” ka vendosur së fundmi të ms jetojë më në Stamboll. Si shumë personazhe të tjerë të njohur, ai ka preferuar qetësinë që të fal një vend periferik. Kështu që nëse prisni të shihni foto nga paparacët të Caglar teksa shëtit në Stamboll, na vjen keq por nuk është më e mundur.

caglar ertug 122429HE

Ai tashmë jeton në Izmir, në një vilë e konceptuar si një fermë, plot gjelbërim dhe kafshë të ndryshme. Madje, aktori ka rrëfyer se tashmë ai ka filluar edhe të mbjellë lule të ndryshme apo perime dhe fruta në oborrin e tij. Kjo gjë e bën atë të lumtur dhe mospërballja me zhurmën e një vendi të mbipopulluar, apo mospërballja me paparacë në çdo hap që hedh, ka bërë që shumë aktorë të zgjedhin të jetojnë në zona të tilla.