Halit Ergec ka pësuar një incident gjatë pushimeve të tij në Izmir. Menjëherë, ai ka vajtur në spital për të marrë ndihmën e parë.
“E kisha prerë këmbën edhe shumë vite më parë. Duke qenë se e neglizhova, një plagë e vogël, u bë plagë e madhe, sepse mori infeksion. Tani me të parën shkova tek doktori. Kur e shikon prerjen, të duket si diçka e madhe. Megjithatë jam mjaft i shëndetshëm.” – ka thënë aktori.