Të gjithë fansat që nxituan ta uronin për ditëlindje, janë habitur nga ndryshimi i tij drastik. Shumica prej tyre madje, nuk kanë arritur ta njohin dot, pasi aktori tashmë shfaqet i thinjur dhe tullac. Prerja e flokëve dhe e mjekrës që e karakterizonte, duket se e ka shndërruar Tolgën krejtësisht në një tjetër njeri. Ky ndryshim le të themi, nuk është pritur aq mirë nga fansat, të cilët nuk kanë ngurruar t’i komentojnë se është një zgjedhje e gabuar dhe nuk ngjan aspak bukur.
Pages: 1 2