Aktori i njohur turk ndahet nga e dashura

Showbiz

Aktori turk Çaglar Ertugrul është shumë i njohur në vendin tonë falë rolit në serialin “A vjen më pas dashuria”. Aktori është shumë i komentuar për jetën private dhe prej tre vitesh ai ishte në një lidhje me Kayla Manukyan.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të nje seriali, ku Kayla puntonte si asistente kostumografie. Çifti ishin bashkë prej 3 vitesh, por sipas mediave turke nuk e kanë përballuar dot karantinën bashkë.

Bëhet e ditur se Çaglar dhe Kayla i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktori e ka lënë shtëpinë ku ata jetonin së bashku dhe është kthyer në familjen e tij. Çifti ishin përfolur edhe për një martesë, por Çaglar preferoi të mos i komentonte këto zëra.