Aktori i njohur turk, Mehmet Uslu është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Mediat turke raportojnë se ai ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Stamboll, ku po kurohej nga kanceri në mushkëri. Në varrimin e tij kanë marrë pjesë emra të njohur të kinematografisë turke, të cilët me dhimbje i kanë dhënë lamtumirën e fundit mikut të tyre. Mehmet është bërë i njohur për publikun shqiptar në serialin “Mes dy dashurish”.