Engin Altan Duzyatan është bërë baba për herë të dytë. Vajza e tij ka ardhur në jetë në SHBA dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo është quajtur Alara.
Engin dhe bashkëshortja e tij Neslisah janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar që quhet Emir. Sipas mediave turke, ata do të qëndrojnë në SHBA deri muajin tjetër.