Aktori i njohur flet për herë të parë pas divorcit nga Jennifer Aniston!

Showbiz

theroux
Çifti i njohur i aktorëve i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shkurt të 2018-tës. Ata ishin të martuar prej 2 vitesh dhe lajmi i divorcit të tyre vazhdon të bëjë bujë sot e kësaj dite. Asokohe, çifti u shpreh se vendimi për t’u ndarë ishte marrë nga të dyja palët, me mirëkuptim të plotë.Që prej atij momenti, asnjë prej tyre nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, duke mos i dhënë asnjë informacion të mëtejshëm mediave.

 640 0 5ba7b6ed582ac

Mirëpo, ditën e djeshme, ka qenë pikërisht Theroux ai që vendosi të fliste për herë të parë rreth divorcit. Ai u shpreh se ish çifti vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe po përpiqen të gjejnë një ekuilibër të mirë për të ruajtur shoqërinë e tyre. “Ne u ndamë në mënyrë shumë paqësore dhe ishim shumë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Nuk kishte armiqësi apo urrejtje mes nesh. Kështu që po përpiqemi të zgjedhim me kujdes një rrugë për të bërë miqësinë tonë të funksionojë akoma. Gëzojmë respekt reciprok me njëri-tjetrin dhe nuk ruajmë asnjë hatërmbetje,” ka thënë ai.