Hugh Grant është bërë baba për herë të pestë me të dashurën e tij 35 vjeçare, Ana Eberstein. Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku. Lajmin se 58 vjeçari është bërë sërish baba, e ka zbuluar ish e dashura e tij.
Elizabet Hurley, e ka treguar këtë detaj gjatë intervistës së saj të fundit, ku ka theksuar se të qënit prind, e ka ndryshuar komplet jetën e Hugh. Sigurisht që për mirë, pasi të qënit baba është gjëja që ai di të bëjë më mirë në jetë.