Aktori i njohur aksidentohet gjatë provave: Ja gjendja e tij shëndetësore…

Showbiz

trebicka
Alfred Trebicka është një ndër aktorët e njohur shqiptarë të cilët po përgatiten për shfaqjen “Medea”. Por, gjatë provave të fundit aktori ka pësuar një incident. Në teatër ikën papritur dritat dhe në mes të errësirës, Trebicka është përplasur me një hekur të fortë.

Menjëherë ai është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë aktori e ka bërë të ditur lajmin, duke shtuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.