Aktori i mirënjohur nga i gjithë publiku shqiptar është dënuar me një vit e gjysmë burg. Raul Bova akuzohet se nuk ka paguar taksat, vlera e të cilave arrin deri në 700 mijë euro.
Sipas policisë, problemet për aktorin kanë nisur që në vitin 2011 pasi që atëherë ai rezulton se ka paguar norma shumë të ulta të TVSH-së. Ky proces ka përfshirë edhe motren e aktorit dhe ish gruan e tij Chiara Giordano.