Aktori i “Lord of the Rings” pëson incident në skenë – rrëzohet gjatë performances

Showbiz

Ian McKellen ka pësuar një incident pasi u rrëzua nga pjesa e përparme e një skene gjatë një shfaqjeje të në West End të Londrës. McKellen. Aktori i famshëm  85 vjeçar, po performonte në një skenë beteje në “Player Kings”, e cila bashkon dy nga dramat e Shekspirit, “Henry IV”. Sipas rapotimeve të prestigjozes BBC aktori lëndoi këmbën gjatë rrëzimit, ndërsa u desh të ndizen dritat eTeatrin ‘Nowl Coward’ dhe shfaqja të ndërpritet.

Ai u dërgua në spital dhe detyrimisht performanca u anulua.McKellen është një nga aktorët më të famshëm britaniknë skenë dhe ekran. Kujtojmë se ai luajti si Gandalf në trilogjinë origjinale të filmit “Lord of the Rings” dhe në disa filma X-Men si Magneto. Gjithashtu, ka interpretuar role në shumë shfaqje të Shekspirit për më shumë se gjashtë dekada, duke përfshirë si ‘Hamlet’, ‘Richard II’ dhe ‘King Lear’.