Aktori i njohur i ‘Game of Thrones’, Hafthor Bjornsson ka vendosur një rekord botëror në ‘deadlift’ duke ngritur 501 kg. Bjornsson, është i njohur për rolin e tij në filmin Game of Thrones.
Ai theu rekordin e peshëngritjes, që më parë mbahej nga Briton Eddie Hall. Hall në 2016 u bë njeriu i parë që ngriti 500 kg. Ndërsa tani këtë rekord e ka thyer aktori Bjornsson i cili ngriti një peshë prej 501 kg, shkruan ‘The Guardian’.