Engin Akyurek është një aktor i njohur tashmë për ne pasi e kemi parë si protagonist krah aktoreve të famshme turke si Tuba Buyukustun, Fahriye Evcen apo Beren Saat. Pas serialeve të suksesshëm aktori ka bërë një pauzë të shkurtër dhe tashmë do ta shohim krah një tjetër aktoreje shumë të dashur për ne, Neslihan Atagul!
Ai është shprehur se për këtë projekt të ri emri i parë që sugjeroi dhe i erdhi në mendje ishte Asli Enver por ka qenë gjithmonë në dyshime. Kjo sepse kur ai shihte skenarin dhe mendonte më thellë, i krijohej imazhi i Neslihan Atagul si personi i duhur për personazhin në fjalë.
Kështu, duke kuptuar që suksesi vjen me Neslihan për këtë rol, ata do të bashkëpunojnë dhe shumë shpejt do t’i shohim në ekranin tonë!