Aktori i famshëm përsëri vetëm; ndahet pas një viti lidhje

Showbiz

3256

Leonardo DiCaprio është përsëri vetëm! Fituesi i Oskarit është ndarë me modelen Nina Agdal pas një viti të lidhur së bashku.
Nina dhe Leo kanë thënë se ndarja e tyre ishte mjaft miqësore. Ata do të mbeten thjesht miq.

18 leonardo dicaprio nina agdal.w710.h473.2x

DiCaprio, 41 vjeç dhe Agdal, 24 vjeç, nisën të dilnin në maj 2016. Një muaj më vonë, ata kaluan disa ditë në ishullin privat të Over Yonder Cay. Në nëntor, Agdal u takua me nënën e DiCaprio për të festuar ditëlindjen e aktorit. Sipas Daily Mail, ndarja ndodhi vetëm katër ditë më parë pas një dreke në West Hollywood, ku çifti dyshohet se dukej i largët dhe i zymtë.  “Ata të dy vendosën t’i jepnin fund kësaj marrëdhënie dhe tani janë miq të mirë”, thotë një burim i brendshëm.