Ndonjë gotë më shumë bëri që ai të humbasë ekuilibrin dhe të mos qëndrojë dot në këmbë. Aktori Bruce Willis mbahej për krahu nga bodyguardët e tij, teksa mbrëmjen e së hënës u fotografua në dalje të një lokali në Londër.
Gjithçka ndodhi teksa ishte i pranishëm me rastin e aktivitetit të modës për meshkuj, London Fashion Week Men’s.
Aktori ishte i veshur në mënyrë elegante, me këmishë të kaltër dhe pantallona klasike.
Por duke qenë dukshëm i dehur, ai me zor mbante sytë hapur.