Chris Noth është bërë baba për herë të dytë në moshën 65-vjeçare. Ai dhe bashkëshortja e tij Tara Wilson kanë mirëpritur djalin e dytë më 18 shkurt.
Imazhin e foshnjes së porsalindur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Keats, e publikuan në një fotografi në Instagram.
“Vjen nga parajsa djali ynë i dytë, Keats. Një bukuri është gëzim përgjithmonë”, shkroi Noth.