Aktori i dy serialeve “Pafajësia” dhe “Zonja e çifligut”, Mehmet Aslantuğ feston 60-vjetorin!

Showbiz

Aktori i famshëm Mehmet Aslantuğ, të cilin e ndiqni së fundmi në dy seriale të transmetuara përmes platformës Tring, “Pafajësia” dhe  “Zonja e Ҫifligut”, ka festuar 60 vjetorin në shoqërinë e bashkëshortes së tij  Arzum Onan dhe miqtë e tyre të afërt. Aktori dhe regjisori është i martuar me bashkëshorten e tij prej 25 vitesh dhe shijojnë një martesë të qetë dhe të lumtur, pa krijuar zhurmë në show bizin turk, por përsa i përket personazheve që aktori përcjell me interpretimin e tij përmes ekranit, rolet e tij janë dinamike dhe flasin shumë.

Me aktorin ju takoheni çdo pasdite në ekranin e kanal D drama për ta ndjekur atë në serialin “Zonja e cifligut”, në orën 17:45 dhe me serialin “Pafajësia” në Jolly HD, çdo mbrëmje në orën 20:10 ndërsa  në 3 Plus çdo mbrëmje në orën 21:00.