Aktori i ‘Ambicie në udhëkryq’, së shpejti sjell filmin e tij të ri!

Showbiz

kerem ibrah

Kinematografila turke mund të themi pa asnjë dyshim që është në kulmin e saj. Na dhuron shpesh dramë, romancë e aksion. Suksesi i vërtetë i shikueshmërisë janë aktorët që luajnë në film. Ndaj, filmi që do të transmetohet së shpejti në kanalet turke premton sukses për shkak të kombinimit të aktorëve më të preferuar të momentit në Turqi. Bëhet fjalët për aktorët Ibrahim Celikkol, Kerem Bursin, Ozge Gurel dhe Oyku Karayel. Këta katër aktorë pritet të dhurojnë shumë emocione të forta tek shikuesit përmes aventurave që producenti Cagatay Tosun ka përgatitur. Filmi titullohet “Skuadra perfekte” dhe duket se përshtatet shumë mirë me kastin e përzgjedhur të aktorëve.