Ditën e sotme, rrjetet sociale janë mbushur me urime për mësueset. Shumë kanë uruar mësueset aktuale e shumë të tjerë kanë kujtuar mësueset që i kanë ndihmuar në rrugëtimin e tyre. Në kujtesë i ka ardhur edhe Visjan Ukcenajt një mësuese, konkretisht ajo e matematikës.
Aktori i “Apartamenti 2XL” e ka përshëndetur në një mënyrë aspak të zakontë mësuesen e tij. “Doja t’i thoja zyshës së matematikës: Hë mi zyshe, ti që the që nuk bëhem si njeri. E shef? Fillova nga fundi dhe tani jam këtu k****.”
Mesa duket aktori nuk paska patur një marrëdhënie aq të mirë me zyshën e tij. Megjithatë, kujt prej jush nuk iu ka shkuar të paktën një herë në mendje të bëni një dedikim të tillë?