Aktori 46-vjeçare Benji Gregory ndrron jetë në moshën 46 vjeçare/ Dyshohet se ndodhi për shkak të nxehtësisë pasi e zuri gjumi në makinë

Showbiz

Benji Gregory i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin “Alf”, ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare.

Aktori amerikan është gjetur i pajetë në makinën e tij në parkingun e një banke në Arizona. Janë ngritur aludime  se atë e ka zënë gjumi në makinë dhe ka ndrriuar jetë për shkak të nxehtësisë. Në ditët që aktori ishte duke qëndruar në Arizona, temperaturat arritën në rreth 42°C. Në automjetin e aktorit u gjet qeni i tij Hans, i cili gjithashtu ishte i pajetë. Aktualisht, është duke u hetuar rreth shkaqeve të vdekjes së aktorit.

Sipas motrës së tij të madheRebecca për TMZ,  Benji luftonte me depresionin dhe çrregullimin bipolar dhe gjithashtu vuante nga pagjumësia. Për shkak të kësaj, ka qenë zgjuar për ditë të tëra derisa në një moment të caktuar i është dorëzuar gjumit, pa mundur të zgjohej sërish.

Kujtojmë se Benji Gregory luajti rolin  e djaloshit Brian Tanner në serialin “Alf” i cili u tranmsetua nga viti 1986 deri në 1990.