Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen, po kalojnë pushimet e tyre në një resort në Bodrum. Duket se çifti, nuk e kanë aspak problem praninë e pushuesve dhe nuk i rezistojnë dot njëri-tjetrit. Ata janë fotografuar teksa shkëmbenin puthje në shezllong dhe paparacët kanë treguar se nuk janë ndarë asnjë moment nga njëri-tjetri. Më herët ata kishin treguar se nuk do i kalonin së bashku pushimet, por duket se e gjitha ka qenë thjesht një mënyrë për të shpëtuar nga kurioziteti i paparacëve.