Aktoret turke të vendosën karrierën përpara vendimit për tu bërë nënë

Showbiz

turkisss

Shpesh, ato janë pyetur nga gazetarët mbi vendimin e tyre për tu bërë nënë. Madje, ata kanë aluduar herë pas herë për një shtatzëni të mundshme por ja cilat janë aktoret turke që e kanë shprehur haptaz se për to ka më shumë përparësi karriera se sa familja. Të paktën kështu janë shprehur tani, nuk i dihet çfarë mund të ndodhë më vonë!

nene1

Beren Saat dhe Kenan Dogulu u martuan në vitin 2014 dhe që prej asaj kohë i ka shoqëruar gjithnjë pyetja se kur do të bëhen prindër. Rasti i fundit ka qenë vetëm disa ditë më parë por çifti ka nxituar të largohet duke i lënë gazetarët pa një përgjigje.

nene1

Edhe për Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit është e njëjta situatë. Madje, disa herë u përfol se aktorja e “Trumcaku” ishte shtatzënë por këta lajme nuk rezultuan të vërteta.
“Nuk kam dëshirë të bëhem nënë tani. Nuk e jetoj për këtë qëllim jetën time.” – ishte përgjigja e Evcen.

nene1

I njëjti ‘problem’ edhe për Burcu Biricik. Prej tashmë një viti e martuar, duket se familjarët e saj presin një fëmijë nga Burcu por kjo nuk është në planet e aktores.
“Unë dhe Emre kishim vendosur se sapo të ndiheshim gati do të bënim një fëmijë por gjërat kanë ndryshuar. Ky është momenti më i mirë i karrierës time dhe më duhet ende të punoj përndryshe do të harrohem me kalimin e viteve. Nuk e dua një gjë të tillë.” – është shprehur Burcu. Duket se edhe bashkëshorti i saj ka vendosur ta respektojë vendimin e aktores.

nene1

Edhe Neslihan Atagul ka qenë pjesë e këtyre pyetjeve megjithatë ajo e ka marrë më me sportivitet. “Është në planet tona por ende nuk e dimë se kur do të vijë” – ka thënë ajo.