Tre nga aktoret tuaja më të dashura të serialeve turke do ju mungojnë këto ditë në rrjetet sociale. Kjo për faktin se ato janë bërë pjesë e një fushate për 8 mars, për të sensibilizuar ndaj paragjykimeve dhe dhunës ndaj grave.
Nga data 2 e deri më 8 mars, aktoret e talentuara i kanë thënë jo instagramit. “Ne duam që burrat dhe gratë të jenë të barabarta në aspektin social, politik dhe ekonomik” – ka thënë Dilan Cicek Deniz.
Duke theksuar se shpesh rrjetet sociale ka ndikuar negativisht në barazinë gjinore, kanë vendosur të mbyllin llogaritë e tyre. “Instagram po na paraqet një realitet tjetër dhe për shkak të tij, vajzat demoralizohen dhe ndihen të pasigurta. Ndërkohë, ne kërkojmë që gratë të jenë të forta dhe të vendosura për veten e tyre” – ka thënë Hazar Erguclu.
Pjesë e kësaj fushate është bërë gjithashtu Melisa Senolsun, e cila u shpreh se ishte mjaft e lumtur që do të mund të jepte kontributin e saj në këtë nismë kushtuar grave.