Kadir Dogulu dhe Burak Ozcivit
Besojmë se e kuptuat edhe pak më parë se marrëdhënia midis dy aktorëve nuk është shumë e mirë, përkundrazi mund të konsiderohet e tensionuar. E gjitha kjo për shkak të Neslihan Atagul. Gazetarët shkruanin se skenat e puthjeve midis Burak dhe bashkëshortes së Kadir ishin bërë shkak që dy aktorët mos të ndiheshin më komod me njëri – tjetrin. “Hatërmbetjet” midis tyre arritën deri aty se Kadir dhe Burak mos të flisnin fare me njëri – tjetrin, të paktën kështu shkruante në vitin 2015 Haber Turk. Sot, gjendja nuk është kaq dramatike sa u bë një kohë në shtypin turk.
“Jo, kjo s’është aspak e vërtetë. Ne qeshim me këtë fakt. Njerëzit kanë dëshirë të flasin siç ua ka ënda. Shohin çfarë ndodh gjatë serialit dhe shkruajnë për të. Përpiqemi të mos u kushtojmë shumë rëndësi lajmeve të tilla. Ne e dimë çfarë lloj marrëdhënieje kemi. E tillë është puna jonë. Le të shkruajnë çfarë të duan.” – do të shprehej Neslihan Atagul në një intervistë të mëvonshme.