Arrestimi i aktorëve të njohur Cagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca ishte një lajm që tronditi median dhe opinion publik gjatë ditëve që lamë pas. Policia turke u vu në ndjekje të një rrjeti trafikantësh lëndësh narkotike dhe mes tyre kishte shumë personazhe të njohur të showbizzit. Ndër ta dhe dy aktoret që sipërpërmendëm. Arsyeja pse u arrestuan është se në shtëpitë e tyre u gjetën prova të cilat i lanë hapësirë dhe mundësi prokurorisë të ngrinte akuza.
Në shtëpinë e aktores Gizem Karaca, një nga aktorët e serialit “Dashuri e pafund”, janë gjetur disa mjete të përpunimit të marijuanës. Por aktorja është mbrojtur me pretekstin se i kishte blerë si grirëse hudhrash kur kishte vizituar qytetin e Vienes.
Ndërsa në shtëpinë e aktorit Cagatay u gjeten 8 gr marijuanë. Edhe menaxheri i aktorit është një prej të arrestuarve pasi në ambjentet e shtëpise së tij kishte 40gr kanabis, 1 kokërr ekstazi dhe disa mjete përpunimi.
Me sa është ndarë informacion në shtypin turk, aktorët rrezikojnë 4 vjet burg.
Cagatay ka vënë në rrezik edhe projektin me të cilin po merrej. Një serial për Netflix. Menjëherë u diskutua se cili do të zevendësonte aktorin dhe doli lajmi se emri që u perzgjodh ishte ai i Kerem Bursin. Megjithatë duke qenë se është drejt fundit ky serial, besohet se nuk do të ketë ndryshime.