
Disa nga aktorët tanë të preferuar të serialeve turke i kemi ndjekur edhe si personazhe pozitive, ashtu edhe në ato negative. Na kanë bërë t’i duam por edhe t’i marrim inat. Ata janë aq të talentuar sa e kanë sjellë në mënyrë shumë origjinale çdo personazh. Ja disa prej tyre!

Fahriye Evcen ishte mjaft çapkëne dhe e dashur në “Trumcaku” por nuk mund të themi të njëjtën gjë për rolin e saj si Nexhla.

Asli Enver ishte kaq pozitive në “Nusja nga Stambolli” sa zbuti edhe zemrën e zonjës Esma por në rolin e Mines ajo ishte një personazh që askush s’do të donte ta kishte afër.

Tuba Buyukustun ka ardhur në rolin e një femre të fortë në serialin “”Cesur ve guzel” por ishte shumë e pafat në rolin e saj në “Cemberimde gul oya”.

Hande Ercel erdhi si Hayat, një personazh mjaft i qeshur dhe çapkën por nuk është aspak e tillë në “Perla e zezë”.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Tolgahan Sayisman. Si Jigit, ai interpretonte një personazh të shtresës së lartë ndërsa si Kenan ai është i varfër.