Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen janë munduar me çdo kusht të mohojnë lajmet që po qarkullojnë në mediat turke rreth marrëdhënies së tyre. Por, pavarësisht asaj çka kanë thënë aktorët, fansat janë të bindur se çifti së shpejti do të martohen. Madje, në rrjetet e tyre sociale të gjitha komentet që i bëhen atyre, i referohen pikërisht kësaj teme.
Së fundmi, kanë qenë paparacët ata të cilët i kanë përmendur aktores Tuba Buyukustun aludimet rreth dasmës së shumëpritur. Teksa ajo po ecte në rrugë, ata i kanë thënë: “Na njofto kur të martohesh, po presim datën.” Ndërkaq, aktorja ia ka kthyer: “Nuk e di nga i dëgjoni të tilla gjëra, nuk janë aspak të vërteta.”