Aktorë por edhe shkrimtarë! Bëhet fjalë për Kerem Firtina dhe Dilan Cicek Deniz.
Kerem Firtina ose Iso nga “Dashuri me Qira” ka shkruar një libër. Ai titullohet “En yakın arkadaşım bir deli” ose në shqip “Miku im më i mirë është çmenduria”. Deri më tani, libri është pritur shumë mirë nga publiku. Fansat e aktorit jashtë Turqisë mezi presin që ai të botohet edhe në anglisht.
Dilan Cicek Deniz shkroi një libër me poezi në moshën 15 vjeçare. Ajo gjithashtu ka ndjekur studimet e larta për letërsi. Megjithatë, ndryshe nga Kerem, Dilan nisi të shkruante para se të merrej me aktrimin. Sot, duket se për aktoren e “Një histori nga Bodrumi” të shkruarit ka mbetur vetëm një hobi i adoleshencës.