Edhe superheronjtë kanë ditët e tyre të relaksit. Ashtu bëjnë edhe miqtë Vin Diesel dhe Gal Gadot të cilët kanë kaluar një ditë të bukur buzë pishinës, secili me fëmijën e tij në krah. Kanë realizuar 3 filma të “Fast and furious” bashkë dhe janë shndërruar në miq të ngushtë, sa dhe kohën e tyre familjare e ndajnë me njëri-tjetrin. Në foto është aktorja me vajzën e saj 3 muajshe ndërsa Vin me vajzën e tij 9 vjeçare. “Kur nuk jemi duke bërë superheronjtë…shumë dashuri” ka shkruar Vin Diesel. Gal ka dhe një vajzë 5 vjeç me bashkëshortin e saj Yaron Versano, ndërsa aktori Vin Diesel ka 3 fëmijë me të dashurën e tij Paloma Jimenez.