Këngëtari i njohur turk, Can Bonomo, ka pësuar një aksident të rëndë me motor në fillim të kësaj jave. Mediat turke shkruajnë se bashkëshorti i aktores së njohur Oyku Karayel u rrëzua me motori pas përplasjes me derën e një taksie, e cila ishte lënë hapur nga pakujdesia.Si pasojë e përplasjes së fortë dhe rrëzimit në asfalt, 31-vjeçari ka thyer klavikulat dhe disa brinjë.
Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se ai është dërguar menjëherë në një spital privat në Sisli të Stambollit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë momenti i aksidentit të Bonomos është filmuar nga kamerat e sigurisë. Vetë Can ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku tregon për aksidentin dhe me keqardhje u thotë fansave që nuk mund të jetë në disa prej koncerteve të tij të radhës.